Rugova kërkoi nga Hungaria ta ndihmojë Kosovën në çështjen e pavarësisë
Pëlqej
Albeu.com
Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova priti sot ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë Ferenc Shomogji, i cili ndodhet për një vizitë njëditëshe në Kosovë. Pas takimit Presidenti Rugova tha se e kishte njoftuar shefin e diplomacisë hungareze me progresin që ka bërë Kosova gjatë viteve të fundit. Ndërkaq për gjendjen aktuale, ai tha se është stabile dhe se institucionet po punojnë në realizimin e stadardeve prioritare, siç është mbrojtja e minoriteteve, integrimi i tyre, çështja e stabilitetit si dhe mundësitë e një reformimi të pushtetit lokal.
Presidenti Rugova ritheksoi se sivjet pritet të bëhet vlerësimi i progresit sipas rrugës ndërkombëtare që të bisedohet për Kosovën.
"Unë insistoj për një njohje drejtpërdrejt të Kosovës nga BE-ja dhe SHBA-ja që do të ishte më e shëndetshme. Pra deternimi ynë është një Kosovë e integruar në BE, në NATO dhe në miqësi të përhershme me SHBA-të", theksoi Presidenti Rugova, duke shtuar se aktualisht institucionet po punojnë në këtë rrugë ndërkombëtare në mënyrë që edhe kjo botë të ecë përpara sa më shpejt.
Në këtë takim, tha më tej Presidenti, është biseduar edhe për bashkëpunimin mes Hungarisë dhe Kosovës, dhe falenderoi ministrin Shomogji për mbështjen e Hungarisë në planin civil dhe ushtarak dhënë Kosovës, por kërkoi nga Hungaria që si anëtare e BE-së ta ndihmojë Kosovën në çështjen e pavarësisë.
Po ashtu me këtë rast janë përkujtuar edhe lidhjet historike shqiptaro-hungareze që nga koha e Skënderbeut e këtej.
Nga ana e tij shefi i diplomacisë hungareze Fer enc Shomogji tha në fillim se çmon lart përvojën politike dhe marrëdhëniet që kanë pasur në të kaluarën Kosova dhe Hungaria ndërsa tani ato do të përqëndrohen në të ardhmen e përbashkët. Ai tha se qëllimi i vizitës së tij në Kosovë është që të njihet nga afër me qëndrimet dhe opinionet e liderëve dhe përfaqësuesve legjitimë të Kosovës për çështjet shumë të rëndësishme të Kosovës, rrjedhimisht edhe për çështjen e së ardhmes së tërë rajonit dhe për perspektivën për t'u të integruar në strukturat euroatlantike.
"Nuk është surprizë për mua që të kuptoj se këtu ka pozicione të ndryshme apo ide të ndryshme sepse pasi që statusi final nuk është përcaktuar ende janë disa qëndrime dhe pika të caktuara kryesore që do të kenë influencën kryesore në këtë proces ku negociatat dhe diskutimet për të ardhem e Kosovës do të fillojnë", tha ministri Shomogji.
Sipas tij, nga vetë fakti se ekzistojnë qëndrime dhe ide të ndryshme për sa i përket statsit final, duhet të ndodhë një marrëveshje e përgjithshme, sipas të cilës pa marrë parasyh se çfarë do të jetë formula rëndësia e standardeve dhe rëndësia e garancive, kjo pjesë e Evropës do të jetë në gjendje të zhvillohet në ato drejtime të cilat do t'ia mundësojnë që të jetë pjesë e komunitetit euoatlantik.
"Pikërisht për këtë arsye unë jam i lumtur të dëgjoj se të gjithë janë të interesuar për marrëveshje, se ekzistonë një administratë funksionale në Kosovë e gatshme dhe e qëndrueshme, në gjendje që të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar që do t'i respektojë të drejtat dhe liritë e njeriut dhe të minoriuteteteve", tha ministri hungarez, duke shprehur dëshirën që vendi i tij të luajë një rol aktiv në zhvillimin e Kosovës e që Kosova të jetë pjesë e strukturave evroatlantike.
"Ne jemi thellësisht të interesuar që të shohim një zgjidhje në Kosovë e cila, jo vetëm që do të garantojë stabilitetin e Kosovës, por që të ketë një ndikim shumë pozitiv në promovimin zhvillimit dhe integrimeve paqësore të rajonit", tha ministri Shomogji, duke rikonfirmuar vullnetin e vendit të tij që të jetë pjesë aktive e punës ndërkombëtare që është bërë gjatë këtyre viteve në Kosovë. Ai tha se vendi i tij ka dërguar trupa ushtarake dhe të policisë në Kosovë, dhe shfaqi shpresën që Hungaria të jetë pjesë e kësaj ndërmarrjeje ndërkombëtare e cila do të çojë Kosovën dhe drejt një perspektrive të re zhvilluese dhe integruese.
Shtuar më 13/04/2005, ora 19:45
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori