Rugova emeron kreun e grupit punues per statusin: Opozita te bashkohet ne keto pergatitje perfundimtare
Albeu.com
Presidenti i Kosoves Ibrahim Rugova, ka bere sot nje deklarate rreth pergatitjeve per bisedat eventuale per statusin perfundimtar te Kosoves."Forumi Politik ka diskutuar gjate muajve te fundit per formimin e grupeve te punes per bisedimet eventuale per statusin perfundimtar te Kosoves. Pas takimit qe pata te merkuren e kaluar me Ambasadorin Kai Eide, jam i bindur se rruga per percaktim te statusit te vendit tone mund te hapet se shpejti. Prandaj, une kam vendosur sot qe ta pershpejtoj punen qe e kishte filluar Forumi dhe te krijojme nje ndjenje uniteti dhe pikesynimi kombetar ne kohen kur Kosova po hyn ne kete periudhe me rendesi vendimtare. "

Sipas Rugoves Kosova i takon te gjithe njerezve qe jetojne ne te ashtu si dhe procesi qe duhet te coje te statusi politik. "Une, si President, do t'i prij ketij procesi. Ne ekipin tone do te jene edhe Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, dhe udheheqesit e dy partive me te medha te opozites, Hashim Thaci (PDK) dhe Veton Surroi (ORA). Qe te gjithe duhet te jemi te pranishem ne delegacionin e Kosoves, ne rast te bisedave per statusin perfundimtar. Prandaj, kerkoj nga opozita qe t'i lere menjane divergjencat partiake dhe te na bashkohet ne pergatitjet per statusin perfundimtar", tha Rugova.

Per organizim, pershpejtim te punes dhe mobilizim te eksperteve nga te gjitha partite politike, shoqeria civile, dhe miqte tane nderkombetare, Rugova emeroi Blerim Shalen, nje figure jopartiake, qe t'i bashkerendoje perpjekjet e grupeve te punes. "I kam kerkuar atij qe te beje konsultime te gjera dhe t'u raportoje udheheqesve politike pas dy javesh me nje plan per te cuar punen perpara. Shala do te na raportoje ne menyre periodike per ecurine e punes se grupeve te punes dhe do te kerkoje miratim politik prej nesh per qendrimet tona madhore. Mbasi qe kam emeruar kete ekip uniteti qe te punoje per te ardhmen tone, une i kerkoj Kuvendit te Kosoves qe te miratoje percaktim tim".

Presidenti Rugova i kerkoi gjithashtu Qeverise qe t'i siguroje fondet e nevojshme per punen e grupeve punuese. Ky eshte moment historik per Kosoven. Me angazhimet tona serioze dhe unitetin ne pergatitjet per bisedat eventuale per statusin perfundimtar do t'i tregojme botes se Kosova eshte e gatshme te zere vendin e vet ne bashkesine e shteteve te lira e te pavarura". RTK
Shtuar më 13/09/2005, ora 23:20
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori