Rugova emeron Bajram Kosumin kandidat per kryeminister, javen tjeter parlamenti voton kandidaturen.
Pëlqej
Albeu.com
Presidenti i Kosoves, Ibrahim Rugova ka mbeshtetur si zevendes te Haradinajt e kryeminstrer te Kosoves, Bajram Kosumin.Presidenti i Kosoves, Ibrahim Rugova ka mbeshtetur si zevendes te Haradinajt e kryeminstrer te Kosoves, Bajram Kosumin, menjehere pas doreheqjes se kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili tashme perballet me akuzat per krime lufte ne Hage. Autoritetet e OKB ne Prishtine, me padurim presin te shohin qeverine e re ne vend, pas shqetesimeve qe dolen pah pas nisjes se Hgaradinajt ne 9 mars shqetesim qe la nje vakuum ne nje kohe kyce per mbrojtjen e Ballkanit. Rugova tha se i kishte kerkuar ministrit te mjedisit, Bajram Kosumi, deputet i partise se Haradinaj te drejtonte qeverine e re ne koalicionin ekzistues. "Vendosa te emeroj Bajram Kosumin si kryeminister dhe e propozoj kandidaturen e tij per miratim ne parlament", u tha Rugova gazetareve menjehere pas nje takimi me kryeadministrin e OKB ne Kosove, Jesen Soren Petersen. Parlamenti me maxhorance shqiptare pritet ta votoje javen e ardhshme 45 vjecarin, ish student aktivist dhe gazetar. Kane mbetur vetem tre muaj perpara se Keshilli i Sigurimit i OKB te vendose nese Kosova ka bere progres te mjaftueshem ne sigurimin dhe ne mbrojtjen e te drejtave te minoriteteve dhe te filloje bisedimet pas kerkeses se maxhorances prej 90 % shqiptare per pavarsine nga Serbia. Perendimi ka deklaruar se bisedimet e nderprera, pas perleshjeve te 17- 18 marsit ku u vrane 19 persona dhe qindra shtepi u shkaterruan, mund te nisin ne muajin shtator.
Shtuar më 20/03/2005, ora 17:51
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori