Rufi Osmani: Rikthehem në politikë
Albeu.com
Rikthehet në politikë, Rufi Osmani, ish-kryetar i komunës së Gostivarit. Ai për Alsat bëri të ditur qëllimin e tij, që pas 12 viteve të largimit nga skena politike, sërish të kandidojë për postin numër një të komunës së Gostivarit, por si i pavarur.Me këtë, Osmani ka përjashtuar zërat se pas tij qëndron ndonjë subjekt politik. Në intervistën e cila do të transmetohet të dielën në orën 18:50 në Alsat, Rufi Osmani thotë se me kandidimin në zgjedhjet e ardhshme lokale, synon të rikthejë mandatin politik të cilin shteti ia mori me dhunë në vitin 1997.
“Gjasat janë reale që unë nga një ish-politikan dhe nga një politikan potencial të transformohem në një politikan aktiv. Unë këtë do t’a bëj në zgjedhjet e ardhshme lokale në Gostivar, do të kandidoj si i pavarur dhe do të tentoj të rikthej mandatin politik që shteti i Maqedonisë në 1997 ma mori në mënyrë të dhunshme”, deklaroi Osmani.
Ai në këtë intervistë ka thëën se zyrtarisht sot për herë të paraë promovon rikthimin e tij në politikë, konkretisht në zgjedhjet e ardhshme lokale të vitit të ardhshëm.
Osmani më tej ka shtuar se deri më tani shumë parti politike shqiptare e kanë keqpërdorur emrin e tij, përfshirë edhe partinë e re të Imer Selmanit, gjë që vlerëson se është gjest jokorrekt.
Shtuar më 03/10/2008, ora 23:31
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori