Si rrallë herë, Rudina Magjistari habit shikuesit me pamjen e re (FOTO LAJM)
View this post on Instagram

Yes or No? ☺️

A post shared by RUDINA MAGJISTARI (@rudinamagjistari) on

Rudina Magjistarin, moderatoren bjonde të emisionit të pasdites në “Tv Klan” jemi mësuar ta shohim gjithmonë me të njëjtën pamje.

Ajo preferon flokët e drejtë dhe të shtrirë, mirëpo nuk e dimë ç’ndodhi sot që moderatorja vendosi të bëjë një ndryshim.


Në puntatën e ditës së sotme, Rudina është shfaqur me një pamje të re me flokët kaçurela dhe duhet të falenderojmë atë që i mbushi mendjen për këtë ndryshim, pasi ky model flokësh i shkon shumë!

Moderatorja ka ndarë me ndjekësit foton e look-ut të ri në Instagram, duke kërkuar mendimin e tyre.

Në postim kanë vërshuar komentet pozitive duke e komplimentuar Rudinën për “guximin” dhe ndryshimin e pamjes sot, shkruan iconstyle.

Presim ta shohim edhe në ditët në vazhdim me të tjera pamje që e bëjnë moderatoren të duket tepër e ëmbël.
Shtuar më 10/07/2020, ora 18:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori