Rudina kujtohet pas dy ditësh: Dënoj dhunën ndaj Dollapit
Statusi i Rudina Hajdarit dy ditë më parë fill pasi kishte përfunduar protesta e opozitës ku tha se dhuna nuk është zgjidhje se se babai i saj nuk do të zgjidhte këtë rrugë shkaktoi reagime në PD.

Një numër i madh demokratësh reaguan kundër saj, mirëpo Hajdari sot ka lëshuar një tjetër mesazh, kësaj radhe pro Sahit Dollapit.

"Duke marrë parasysh pasojat e dhunës të së shtunës dhe duke i uruar shërim të shpejtë Sahit Dollapit dhe të gjithë të lënduarëve, uroj që të shmangim përplasjen vëllazërore sot. Kundërshtarët politikë nuk janë armiqtë tanë dhe sjellja barbare i bën të baraz-fajshme të dyja krahët", shkruan ajo në Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 13/05/2019, ora 16:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori