Rudina Hajdari: Suksese partisë "Bindja Demokratike"
Kryetarja e grupit demokrat në Kuvendin e Shqipërisë, Rudina Hajdari, që u përfol në fillim se do të udhëhiqte partinë e re 'Bindja Demokratike' ka reaguar pas lajmit pasditen e sotme se personi që do ta drejtojë do të jetë Astrit Patozi. Ajo u uron suksese themeluesve, ndërsa shton se nuk ka asnjë lidhje me partinë e re që do të themelohet.

"Duke i uruar suksese përpjekjeve të çdokujt për demokratizimin e vendit dëshiroj të theksoj se pavarësisht lajmit që u përhap nuk kam asnjë lidhje dhe në vazhdim do të fokusohem tek puna dhe objektivat Grupit Parlamentar Demokrat" shkruan Rudina Hajdari. Në një tjetër postim në mesditë ajo shprehej se çdo forum i ri politik është një hapsirë për demokratizimin e politikës që ka lodhur shqiptarët për 28 vite.
Shtuar më 22/04/2019, ora 21:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori