E FUNDIT/ Shpërthim me tritol në një banesë në Kamëz
Rudina Hajdari për Zërin e Amerikës: Shqipëria ka nevojë për një frymë të re politike
Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, në një intervistë për Zërin e Amerikës, tha se ajo vazhdon të qëndrojë në Parlament pasi nuk mund të shkojë kundër rrymës perëndimore.


Ajo tha se vendi ka nevojë për një frymë të re politike dhe se ka shumë të rinj të edukuar brenda dhe jashtë që nuk ndihen të përfaqësuar nga partitë e tanishme politike.

E pyetur nëse do të krijojë një parti të re, Hajdari u shpreh se ndodhet në një situatë të vështirë dhe se Shqipëria ka nevojë për një frymë të re politike.

“Për të ardhmen time do të vendosin shqiptarët, ata e kanë në dorë, por e rëndësishme është që të marr vendimet e duhura. Gjithsesi, ndodhem në një situatë të vështirë, Shqipëria ka nevojë për një frymë të re politike”, u shpreh Hajdari.
Shtuar më 20/07/2019, ora 21:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori