Motra nuk e dogji mandatin, Kiri Hajdari shfaqet krah Berishës në protestë
Rudina Hajdari vendosi që të mos e dorëzojë mandatin e saj të deputetit, ashtu siç kanë bërë të gjithë kolegët e saj me përjashtim të Myslim Murrizit.

Dhe mesa duket sërish në familjen e tyre ka përplasje, pasi në protestë është Kiri Hajdari, djali i madh i Azem Hajdarit.

Pavarësisht se motra e tij, Rudina Hajdari refuzoi të dorëzojë mandatin e deputetes, ndryshe nga vendimi i marrë nga grupi parlamentar i partisë që përfaqëson, vëllai i saj ka zgjedhur të protestojë edhe sot për largimin e Ramës.

Ai ka qëndruar në krah të kreut të PD-së Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. /albeu.com/
Shtuar më 05/03/2019, ora 11:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori