Rudina Hajdari ngre zërin në Kuvend: Rama si Nikola Gruevski, do ketë të njëjtin fat!
Deputetja Rudina Hajdari ka sulmuar ashpër kryeministrin Rama gjatë interpelancës për Teatrin.

Nga foltorja e Kuvendit, Hajdari iu drejtua Ramës duke i thënë se është shndërruar në Nikola Gruevski, që shkatërroi qendrën e Shkupit, ndërsa paralajmëroi se po ashtu "do të këtë të njëjtin fat".

"Nisa në flas datën e 17 majit duke lexuar titujt ndërkombëtar të gazetave në prestigjioze në botë, le mond, thoshte që kryeministri kishte kryer një akt barbaresk, NYT që kryeministri kishte shembur në mënyrë barbare

Reuters thotë se ky kryeministër zgjoi zërat e zemëruar në sheshet e Tiranës dhe zëri i tyre nuk u dëgjua dhe i trajtoi si barbarë duke i shembur godinën që e donin më shpirt, sot e dini që shqiptarët e kanë kuptuar se keni 7 vite si kryeministër, por kemi një botë që po shikon fytyrën tënd barbare për të shembur këtë godinë.

Ju keni patur një obsesioni me këtë teatër dhe me atë truall, po të kishte qenë teatri diku tjetër ju do ta linit, por se e doni atë truall ën mes të Tiranës e shembet se ju duhet për të ndërtuar kulla, e mbaj mend isha në kuvend kur bëtë propozimin tuaj të parë, do bëni një tiranë imagjinare me kulla që do modernizojnë vendin, a nuk jemi në këtu që këto kulla nuk është në gjendje njeri ti blejë këto kulla, pse ju duhet përveç faktit që ju duhet të kënaqni shokët e tu.

Deri ku shkoni ju për ta marrë atë truall, nuk pyesni se keni thënë që kemi hequr dorë nga PP do ta bëjmë me lekët tona, ndërkohë bashkia e Tiranës thotë se nuk i ka këto lekë, si na siguroni ju që teatri do ndërtohet ndërkohë që ju thoni që nuk i keni këto para, si e bëni këtë akt kaq barbar?

Në atë ndërtesë ka pasur njerëz, ju e keni shkatërruar duke e bërë një tentativë për vrasje, nuk keni pyetur as për artistë as për njeri, pse e bëni këtë.

Kush ishte ai person që jepte urdhër, si erdhi zinxhiri, na e thoni drejt si i bëtë ato akte barbare dhe nuk jeni i ndërgjegjshëm për këtë dhe nuk doni të dëgjoni njeri, do vini këtu e të ma shpjegoni dhe jam e qartë, do thoni që i ngjaj atyre, do merreni edhe me leksikën, por duhet të vini këtu dhe të tregoni shqiptarëve se çfarë i keni bërë këtij vendi, jeni shndërruar në Nikola Gruevski që e rrafshoi qendrën e Shkupit dhe ndërtoi statuja imagjinare të pakuptimta, sot jeni po ai njeri dhe do keni po të njëjtin fat, dhe do mbaheni mend për të njëjta gjera"-tha Hajdari.

Shtuar më 28/05/2020, ora 10:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori