Rudina Hajdari nga sot drejton opozitën në Kuvend, reagon Sali Berisha
Opozita e re në Kuvend ka krijuar këtë të enjte dy grupe parlamentare. Në fillim të seancës plenare, kryeparlamentari Ruçi bëri me dije se deputetët e rinj të Partisë Demokratike do të kenë si kryetare grupi Rudina Hajdarin.

Ndërsa deputetët nga listat e LSI-së e kanë quajtur “Të Pavarur” grupin parlamentar, i cili do të drejtohet nga Nimet Musaj.

Por për veprimin e Rudina Hajdarit, një koment kishte ish-kryeministri Sali Berisha.

“Nuk ekziston asnjë grup parlamentar i PD në parlament. Ekziston një statut që nxjerr jashtë partie ata që nuk zbatojnë një vendim madhor partisë. Ti që bën një veprim të tillë dhe e ke votuar këtë nen në statut, t’i ke bërë një zgjedhje. Ndaj do marrësh dhe pasojat”. Sipas tij opozita nuk ka hedhur asnjë hap për të negociuar me qeverinë.
Shtuar më 18/04/2019, ora 23:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori