E rëndë në Greqi, burri rreh dhe tenton të djegë të gjallë gruan

Shërbimet e policisë së Evias kanë nisur kërkimet për të gjetur një burrë, i cili rrahu bashkëshorten e tij në zonën e Halkidës dhe më pas tentoi t’i vinte flakën me qëllim që ta digjte të gjallë.

Makthi për gruan ndodhi të premten në mbrëmje, kur ajo debatoi me bashkëshortin për një arsye ende të panjohur dhe ai e goditi dhe u largua nga shtëpia. Ajo ka njoftuar policinë, por para se të mbërrinte policia, autori është kthyer në shtëpi dhe ka tentuar t’i vërë flakën, shkruan protothema. 

Gruaja ka arritur të arratiset dhe të lajmërojë sërish Policinë, për pasojë bashkëshorti i saj ka mundur të largohet.

Bashkëshortja e shqetësuar ka bërë denoncimin ndaj tij në komisariatin e Kalkidës dhe kërkimet për gjetjen e tij janë në vazhdim./Albeu.com.


Shtuar 8.01.2023 18:55