Rudina Hajdari flet për ftesën e Patozit: Nuk marr vendime të nxituara
Deputetja, Rudina Hajdari, e pyetur rreth një ftese adresuar asaj nga Astrit Patozi për t’iu bashkuar Bindjes Demokratike, deklaroi mbrëmënë emisionin "Përballë" të Lutfi Dervishit se nuk dëshiron të marrë vendimenxituara.

Megjithatë ajo u shfaq e hapur ndaj çdo lloj subjekti të ri demokratik në Shqipëri.

Hajdari sqaroi se është takuar pak herë me Astrit Patozin, por ka pasur gjithmonë vlerësim për figurën e tij.

“Nuk dua që të marr vendimenxituara.

Unë jam e hapur ndaj çdo lloj partie të re politike.

E gjitha çka është folur nga media rreth përfshirjes sime në partinë Bindja Demokratike” ka qenë veç një flluskë mediatike.

Unë e kam takuar pak herë zotin Patozi, por kam pasur gjithmonë vlerësim për figurën e tij.

Unë kam thënë që problemi kryesor është zgjidhja e krizës politike.

Unë do të mundohem të evitoj një konflikt social.

Nuk mendoj se çështja se ku do të jetë Rudina Hajdari është shumë e rëndësishme.

E rëndësishme është të evitojmë konfliktin civil”,-tha Hajdari.
Shtuar më 24/04/2019, ora 09:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori