Rudina Hajdari: Bojkotin e zgjedhjeve e konsiderojmë vetëvrasje politike
Deputetja e Partisë Demokratike dhe nja nga kryetaret e grupeve parlamentare të opozitës, Rudina Hajdari thotë se bojkotimi i zgjedhjeve do të ishte një vetëvrasje politike.

Me një reagim në "Twitter", Hajdari shprehet se sado e kompromentuar të jetë një qeveri, rruga e vetme për të ndryshuar në demokraci janë zgjedhjet.

"Ne nuk jemi dakord me bojkotimin e zgjedhjeve, si një alternative opozitare, kundër cilësdo qeverie, sado e kompromentuar & e korruptuar qoftë ajo. Ne e konsiderojmë atë si vetëvrasje politike. E vetmja rrugë për të ndryshuar pushtetin në një vend demokratik janë zgjedhjet"-shkruan ajo.

Gjithashtu, po këtë të premte, ambasada amerikane në Tiranë i tha Zërit të Amerikës se do të vijojë të mbështesë këdo që do të vendosë të kandidojë për zgjedhjet e 30 qershorit./albeu.com/


Shtuar më 19/04/2019, ora 19:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori