Rucker- Popullit te Kosoves: Duhet pak durim, per ate arritur aty ku deshirojme
Albeu.com
Pas takimit me Thaçin, Ryker tha sot se status quo-ja ne Kosove nuk eshte e qendrueshmedhe se kete shqetesim do ta paraqese te henen edhe ne KS te OKB-se, ku do te raportoje per situaten ne Kosove.Situata ne vend dhe hapat e perbashket te administrates vendore dhe asaj nderkombetare per te ardhmen e Kosoves, ishin ne fokus te takimit te sotem ndermjet kreut te UNMIK-ut Joakim Ryker dhe atij te PDK-se Hashim Thaçi. Kryeadministratori Rykeri shprehu besimin e plote ne bashkesine nderkombetare per nje zgjidhje reale per Kosoven. Edhe pse nuk me pelqen fjala “durim”, siç tha ai, per te arritur aty ku deshirojme, popullit te Kosoves i duhet edhe pak durim. Ne kete kontekst ai tha se kjo status-quo eshte e paqendrueshme.

“Njerezit kane humbur durimin dhe jane te lodhur me kete administrim te dyfishte te Kosoves nga UNMIK-u dhe institucionet e Kosoves. Status quo-ja eshte e paqendrueshme dhe kete do t’ia paraqese edhe Keshillit te Sigurimit”, ka thene Rycker. Ai tha se gjate raportimit para Keshillit te Sigurimit, do te perqendrohet ne permbushjen e standardeve dhe situaten ne pergjithesi, ndersa sa i perket zgjedhjeve,Thaçi tha se per kete çeshtje do te vendoset pas konsultimeve qe do t’i bejne me autoritetet nderkombetare, duke mos mohuar nevojen per kete proces sepse sipas tij ne emer te statusit nuk duhet te tolerohet keq-qeverisja:

“Gjithçka do te vendoset, do te vendoset pas konsultimeve shtese qe do t’i kemi bashkerisht edhe me administraten e UNMIK-ut edhe me spektrin politik kosovar. Mirepo edhe ne emer te statusit nuk do te tolerohet me vazhdimin e keqqeverisjes, prandaj e ritheksojme edhe njehere duhet perkushtim, pune e perbashket, vendime te perbashketa konsensuale qe edhe ta zyrtarizojme shtetin edhe qe te vazhdojme qe demokracia te jete ne funksion. Ndryshe, shefi i UNMIK-ut Joakim Ryker te henen para Keshillit te Sigurimit, ne Nju Jork, do ta paraqese raportin per Kosoven, kurse presidenti Fatmir Sejdiu dhe kreu i PDK-se Hashim Thaçi, neser udhetojne per ne Berlin ku do te takohen me ministrin e Jashtem gjerman, Frank Valter Shtajnmajer. rtk
Shtuar më 05/07/2007, ora 18:24
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori