Ruçi "truproja" e Palokës (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Shpesh ata nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët gjatë kohëve të fundit, por kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste Gramoz Ruçi dhe homologu i tij nga Partia Demokratike Edi Paloka, janë bërë bashkë në meshën e mbajtur të dilën nga Papa Franceku në Tiranë.

Ata janë fotografuar në Sheshin Nënë Tereza nën një çadër, duke treguar se ata nuk e lënë në shi njëri-tjetrin edhe pse në daljet për mediat, janë shumë të ashpër. Duket se vizita e Atit të Shenjtë, ka ulur paksa tonet mes dy kampeve politike.

Politikanët shqiptare kanë ndjekur së bashku meshën e së dielës, edhe pse disa prej tyre nuk ka dashur të ulej pranë kundërshtarëve politikë. /albeu.com/





Shtuar më 23/09/2014, ora 11:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori