Ruçi: Pro draftit nëse bëhet transparenca e zgjedhjeve
Partia Socialiste është shprehur pro draft-marrëveshjes së propozuar nga Partia Demokratike vetëm nëse në të do të përfshihen disa nga problemet e ngrituara prej saj. Kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi theksoi se PS-ja është dakort me draftin nëse pjesë e kësaj marrëveshjeje do të bëhet edhe transparenca pas elektorale.

Partitë politike parlamentare janë mbledhur sot në një tryezë për të diskutuar për procesin e përgatitjeve të zgjedhjeve vendore të 8 majit. Tryeza është thirrur nga Partia Demokratike ndërsa në tryezë merr pjesë edhe ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth.

Në fjalën e tij kreu i grupit parlamentar të PD-së Astrit Patozi theksoi se bashkëpunimi i partive është mjaft i rëndësishëm për zhvillimin e zgjedhjeve sipas standarteve të kërkuara.

Ai gjithashtu ka paraqitur një draft-marrëveshje e cila sipas tij do të sillte një klimë të re besimi mes palëve dhe një besim për votën e shqiptarëve./albeu.com/
Shtuar më 29/03/2011, ora 11:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori