Ruci porosit Berishen: Behu pjese e zgjidhjes se krizes
Albeu.com
Deputeti i PS-së Gramoz Ruçi pasi ka përshëndetur protestuesit theksoi se opozita ndodhet këtu në emër të drejtësisë dhe së vërtetës. Sipas tij liria dhe demokracia po mbahet e mbyllur në kutitë e votimit dhe se populli po qeveriset nga vjedhës votash.
Ruçi gjithashtu bëri fajtor kryeministrin Berisha për krizën që sipas tij e ka kapur nga gryka vendin. Ai gjtihashtu i bëri thirrje kryeministrit Berisha që të ofronte një zgjidhje për krizën.
"Dil nga kulla nga ku të kanë marrë peng Sali Berisha që të bëhesh pjesë e zgjidhjes pasi liria dhe demokracia do të zgjidhet herët a vonë me zgjedhje të lira" theksoi Ruçi.
Shtuar më 07/05/2010, ora 20:30
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori