Ruci: Pese variantet per krijimin e qeverise se re, e majta e percare humbi 25 zona
Albeu.com
Aritmetika e numrave ka sjelle ne seline roze pretendimin per nje bllokim te mundshem te qeverise se re te demokrateve. Socialistet vazhdojne te rezistojne ne keto zgjedhje duke bere fajtor per humbjen e rreth 25 mandateve LSI-ne dhe kandidatet e partive aleate te tyre.Sekretari i Pergjithshem i PS-se Gramoz Ruci ka bere dje parashikimin e 5 skemave te mundshme te orientimit politik te parlamentit te ri duke u bazuar ne faktin se PD-ja se bashku me aleatet e saj deri me tani ka vetem 70 deputete, gje qe do te thote se s'ka numra per te krijuar qeverine. Ruci ka deklaruar se plani kryesor i socialisteve dhe i partite e tjera te majta eshte qe te bllokojne parlamentin duke e cuar numrin e mandateve 70 me 70. Sipas Rucit nese aleatet e PS-se dhe LSI-ja nuk do kandidonin ne maxhoritar atehere PS-ja do te kishte rreth 25 kandidate me shume.
Variantet
Sipas Rucit PD nuk e ka numrin e domosdoshem te deputeteve per te qeverisur vendin nderkohe qe jane dhe disa zona pa nje rezultat perfundimtar. Sipas Rucit "mandatet e proporcionalit jane ne favor te spektrit te majte, me konkretisht, 49.8 per qind kundrejt 41.8 per qind te spektrit te djathte, qe perkthyer ne mandate do te thote 23 mandate per te majtet dhe 17 per te djathtet". Ne pritje te nje pergjigje pozitive te KQZ-se dhe Kolegjit Zgjedhor Ruci nuk ka pranuar te komentoje kerkesen e BE-se dhe SHBA-se qe bejne thirrje per krijimin e shpejte te qeverise se re te dale nga zgjedhjet. Ai beri te ditur se pavaresisht se sa mund te zgjase procesi "PS do te njohe cdo rezultat qe do te rezultoje nga certifikimi i KQZ-se dhe Kolegjit Zgjedhor". Ai ka paraqitur para mediave 5 variantet se si mund te orientohet parlamenti i ri. Sipas tij alternativa e pare eshte qe rezultati te dale i barabarte 70 me 70, por Ruci nuk shpjegoi nese kjo do te thoshte zgjedhje te parakohshme per PS-ne. Skema e dyte eshte qe maxhorancen ta krijoje PS-ja me aletatet e vet. E treta eshte qe ta kete PD-ja me aleatet e vet. Ne skemen e katert Ruci beri te qarte se PS-ja po tenton te marre aleatet e Berishes per te pasur maxhorancen. Por, PS nuk mohon as mundesine qe PD-ja te mare aleate nga spektri i majte duke e futur kete ne alternativen e peste.
Pretendimet
Ruci ka bere fajtore LSI-ne dhe aleatet per humbjen e shume zonave pasi sipas tij kandidatet e LSI-se kane percare votat e se majtes. "Nese do t'i bejme nje analize problemit se pse disa kandidate te PS-se rezultuan jo ftiues ne zgjedhje atehere mund te arrihet ne dy perfundime. I pari ne 18 zona sikur te mos ekzistonte konkurimi i kandidatve te LSI-se, kandidatet e PS-se do te ishin fitues ne plus 18 zona, sikur aleatet te mos konkuronin ne maxhoritar, atehere ne 10 zona te tjera kandidatet e PS-se do te ishin fitues, pra gjithsej 28 mandate", tha Ruci. Socialistet pretendojne qe te marrin 5 zonat qe jane akoma ne proces te paperfunduar numerimi dhe disa qendra votimi qe do te behen zgjedhjet pasi nuk u zhvilluan me 3 korrik. PS pretendon te nxjerre fitues Kastriot Islamin ne zonen 73, Vangjel Tavon ne zonen 92, Et'hem Ruken ne zonen 64, Makbule Cecon ne zonen 90 dhe Pal Leren ne zonen 2 ne Shkoder. Por, gjithashtu ata kane bere rreth 30 kontestime per zona te fituara tashme nga PD-ja duke pretenduar se ka pasur parregullsi dhe se duhet te kthehet votimi ose rinuemrimi i votave. (GSH)
Shtuar më 09/07/2005, ora 12:59
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori