Juventus pas gjurmëve të lojtarit të Real Madrid

Real Madrid është i gatshëm të shesë Eden Hazard në fund të sezonit.

Në gjurmët e sulmuesit anësor belg janë disa skuadra si Juventus, Newcastle dhe Lille. Hazard u ble nga Real Madrid rreth 100 milion euro në verën e vitit 2019 nga Chelsea me shumë pritshmëri por rezultoi një dështim për spanjollët pasi dhe dëmtimet nuk e lanë të qetë 30-vjeçarin.

Juventus ka kërkuar informacione rreth lojtarit dhe nëse kushtet përshtaten nga të dyja palët, transferimi nuk është i pamundur. Reali ishte i gatshëm ta shiste që në janar por rastet pozitive në ekipin e parë detyruan Ancelottin të priste deri në fund të sezonit për largimin e Hazard./h.ll/albeu.com


Shtuar 20.12.2021 16:20