PS mbledh grupin parlamentar

PS ka mbledhur ditën e sotme grupin parlamentar. Socialistët janë mbledhur nga kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla.

Gjatë mbledhjes Balla ka lënë porosi që të nisë sa më parë puna për ndryshimet Kushtetuese, për zgjatjen e procesit të vetingut, duke qenë se mandati i KPK-së dhe Komisionerit Publik mbaron Qershorin e ardhshëm.

“Të fillojë puna për zgjatjen e procesit të Vettingut, të nisim nga puna për ndryshimët kushtetuese…”- ka deklaruar Balla.

PS-së do ti duhet dakordësia e opozitës për ndryshimet Kushtetuese, pasi si mandati i KPK-së ashtu dhe i KP janë të përcaktuara në Kushtetutë.

Mbledhja e sotme e grupit të PS-së është zhvilluar pa praninë e kryeministrit Edi Rama, i cili është nisur në një vizitë pune në SHBA, ku do të jetë pjesë e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

 

 


Shtuar 20.09.2021 11:02