Ruçi nesër zbulon vendimin e takimit me krerët e grupeve parlamentare
Pëlqej
Pas takimit të kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi me krerët e grupeve parlamentare burimet bëjnë me dije se seanca plenare është parashikuar që të nisë nesër në orën 11:00.Ditën e nesërme do të mblidhet sërish Kuvendi, duke iu rikthyer kështu praktikës së të enjteve.

Ruci thirri në një mbledhje sot në orën 18:00 krerët e grupeve parlamentare të 3 forcave politike në vend, takim ky me dyert të mbyllura. Sipas burimeve neser miratohet në seancë perberja e 8 komisioneve parlamentare dhe emrat do të kalojnë për miratim.

Siç u tha edhe më herët, PD do drejtojë Komisionin e Integrimit me në krye Genc Pollon, Komisioni për mediat do drejtohet nga Albana Vokshi. Flamur Noka nënkryetar i Komisionit të Sigurisë, Eduard Halimi nënkryetar i Komisionit të Ligjeve, Tritan Shehu nënkryetar i Komisionit të Jashtëm, Jorida Tabaku nënkryetare e Komisionit të Ekonomisë, Florion Mima nënkryetar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese. /albeu.com/

Shtuar më 13/09/2017, ora 19:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori