Ruçi: Kuvendi shkeli rregulloren
Pëlqej
Kryetari i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi akuzoi sot mazhorancën dhe Kryetaren e Kuvendit se ka shkelur rregulloren e Parlamentit duke mos futur në rendin e ditës, votimin e dekreteve të Presidentit të Republikës për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

“Opozita kërkon të dijë pse nuk jepet katër ditë përpara programi. Pse shkelet neni 113 paragrafi 8 i rregullores i cili thekson qartë që dekretet e presidentit Topi për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese pasi ishte afati i fundit ku rregullorja shprehet se duhet të bëhet brenda javës”, është shprehur Ruçi në fjalën e tij gjatë diskutimeve të lira në Kuvend.

Ruçi tha se një tjetër shkelje është mosparaqitja në datën 1 nëntor 2010 e projektbuxhetit për vitin 2011. Sipas Ruçit buxheti duhej të kishte kaluar në qeveri në fund të tetorit.

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli replikoi me Ruçin duke thënë se Komisioni i Ligjeve nuk ka dhënë relacionin për dekretet e Presidentit të Republikës dhe për këtë shkak ato nuk janë futur në rendin e ditës.

“Nuk është zbardhur relacioni i komisionit të ligjeve. Me të ardhur raporti do kalojë për t`u miratuar në seancën plenare”, është shprehur Topalli. (albeu.com)
Shtuar më 04/11/2010, ora 11:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori