Ruçi ka dy kërkesa për ambasadoren e Kubës në Tiranë
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti ambasadoren e Kubës, Caidad Yaira Cueto Milian, me rastin e fillimit të detyrës së saj.

Ruçi, theksoi interesin e Shqipërisë për zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe, përmes nxitjes së procesit të konsultimeve politike dhe bashkëpunimit në fushat e ekonomisë, shkëmbimeve tregtare, turizmit, kulturës etj. Gjithashtu, ai kërkoi mbështetjen e Kubës për kandidaturën e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për vitet 2022-2023.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, kërkoi që Kuba të rishikojë qëndrimin e saj dhe të njohë Republikën e Kosovës si edhe të mbështesë anëtarësimin e shtetit të ri në organizatat ndërkombëtare.

Ambasadorja Caidad Yaira Cueto Milian shprehu dëshirën e qeverisë së Kubës për zgjerimin e marrëdhënieve me Shqipërinë dhe premtoi mbështetjen e vendit të vet për kandidaturën e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për vitet 2022-2023. Ambasadorja Milian u shpreh se çështjen e njohjes së Kosvës do tia paraqesë qeverisë së Kubës.
Shtuar më 25/10/2020, ora 13:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori