Ruçi i jep fund spekulimeve: Saimir Tahirit do t’i hiqet imuniteti
Kreu i Kuvendit Gramoz Ruci në një konferencë për mediat ka deklaruar se tashmë ëhstë njohur me kërkesën e Prokurorisë dhe se nesër në orën 11:00 paradite do mblidhet Këshilli i Mandateve dhe Rregullores.

“Për t’i dhënë fund cdo spekulimi, më lejoni t’ju informoj se sot në datën 19 më është paraqitur në orën 17:00 nga strukturat e aparatit të Kuvendit kërkesa e Prokurorisë së Tiranës për dhënien e autorizimit ndaj saj për ndalimin e deputetit Saimir Tahiri. Pasi u konsultova me stafin e Kuvendit, sot brenda dites, kam nxjerre kete urdher:

1- Materiali i depozituar prane Kuvendit t’u vihet ne dispozicion te gjithe anetareve te keshillit te rregullores mandatit dhe imunitetit.

2- Po keshtu ky material t’i vihet ne dispozicion deptuetit Saimir Tahiri.

3- Brenda dites se neserme ne oren 11 kam urdheruar thirrjen e Keshillit te Rregullores

4- Njoftimin e prokurorit te Tiranes dhe deputetit Saimir Tahiri per vendin dhe kohen e kesaj mbledhje.
Shtuar më 19/10/2017, ora 19:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori