Ruçi "fut në një thes" Nanon, Ramën dhe Blushin
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi nuk i ka kursyer batutat e tij në mbledhjen me dyer të mbyllura të Asamblesë Kombëtare të PS-së.

Në fjalën e tij, Ruçi tha diçka të pazakontë, ndoshta edhe për të qetësuar disi gjakrat. Sipas tij kënaqësia që ka marrë në këto 25 vjet në Partinë Socialiste është se për statutin ka folur tre persona që nuk duan t’ia dinë fare për të, trasmeton Panorama.

"Në këtë parti, një nga kënaqësitë që kam marrë në këta 25 vjet është se për statutin kanë folur tre persona që s'duan t'ia dinë fare për të. Ata janë: Fatos Nano, Edi Rama dhe Ben Blushi", ka deklaruar Ruçi. /albeu.com/
Shtuar më 10/03/2016, ora 08:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori