Ruci e Patozi bien dakord per komisionin, negociata te tjera per fletet
Albeu.com
Pas takimit kokë me kokë, i pari për nisjen e negociatave, kryetarët e dy grupeve parlamentare, ai i PD-së Patozi dhe i PS-së Ruçi kanë deklaruar se kanë rënë dakord për ngritjen e komisionit të ri hetimor për zgjedhjet, por për fletët e votimit do të ketë bisedime të tjera.Patozi dhe Ruçi janë dakorduar që komisioni hetimor të drejtohet nga opozita e cila do ketë shumicën, por kur vjen puna për fletët e votimit, PS e PD ndahen.

Zoti Ruçi, në një konferencë pas takimit tha se për fletët do ketë negociata të tjerë dhe në deklaratën e tij po kështu konfirmoi edhe zoti Patozi, i cili gjithashtu dha edhe dy rrugët se si PS duhet të veprojë në lidhje me këtë çështje. Ai u shpreh se opozita mund t'i t'i drejtohet Kushtetueses dhe kjo e fundit Komisonit të Venecias për të dhënë një mendim për hapjen e kutive të votimit, ndërsa si mundësi të dytë ai pohoi ngritjen e një komisioni hetimor që të ketë objekt materialet zgjedhore, por që në përputhje me kodin zgjedhore të digjen fletët e votimit. I pyetur nëse PD ngre komisionin në rast se opozita i drejtohet Kushtetueses, Patozi tha se "Ne duhet të presim një mendim, nëse komisioni hetimor ngrihet dhe objekt janë materialet zgjedhore, atëherë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mund të zbatojë vetëm gjysmën e nenit", shtoi Patozi.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së nënvizoi se i ka bërë të qartë zotit Ruçi se mazhoranca do t'i japë hapësirat për të realizuar pretendimet e saj opozitës vetëm brenda kornizës zgjedhore.

Nga ana e tij, zoti Ruçi tha se Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë vullnet për zgjidhjen. Ai nënvizoi se reforma zgjedhore nuk ishte objekt bisedimi.

Kryetarët e dy grupeve parlamentare, Astrit Patozi dhe Gramoz Ruçi kanë zhvilluar sot takimin e parë të negociatave për zgjidhjen e ngërçit politik. Takimi nisi në orën 11:00 dhe u mbajt në një sallë në katin e dytë të Kryesisë e Kuvendit.

Dy krerët e grupeve diskutuan për afro 1 orë e 40 minuta në një takim që u zhvillua me dyer të mbylluara.
Shtuar më 14/07/2010, ora 13:57
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori