RTK - xhirime ekskluzive te bisedave te tre spiuneve serbe (VIDEO)
Albeu.com
Radiotelevizioni i Kosovës ka siguruar xhirime ekskluzive ku shihen tre spiunët serbë duke biseduar rreth blerjes së dëshmive të rrejshme. Spiunët serbë Igor Juçinac, Millutin Radonoviq dhe Predrag Zheljkoviq, janë arrestuar dy muaj më parë. Ja pamjet ekskluzive ...Nga bisedat vërtetohet se të arrestuarit ofronin shuma të mëdha parash në këmbim të dëshmive të rrejshme për transplantim organesh, për të cilat ata thonë se Qeveria e Serbisë do të paguaj deri në 100 mijë euro.

Në xhirimet ekskluzive të Radio Televizionit të Kosovës, të emetuara në lajmet qendrore të datës 11 gusht (mbrëmë) shumë qartë paraqiten tre spiunët e arrestuar serbë duke iu premtuar shumat e parave personave për të cilët ata kanë shpresuar se do të dëshmojnë rrejshëm për gjoja transplantimin e organeve.

Në pyetjen e një “dëshmitari” se kush do i paguaj paratë, individi apo shteti, spiunët serbë përgjigjen shumë qartë se këtë do ta bëjë shteti i Serbisë, respektivisht Serbia. Kjo është çështje e kryer, thotë njëri prej tyre dhe se nuk do të ketë kurrfarë problemesh, por se për këtë është e domosdoshme njëfarë procedure.

Igor Juçinac, serb kosovar, Millutin Radonoviq dhe Predrag Zheljkoviq – shtetas të Serbisë, të arrestuar si spiunë tash më edhe përmes fakteve vizuale, vërtetohet t’iu kenë ofruar personave shuma të majme parash në këmbim të deklaratave të rrejshme për transplantim organesh.

Tërë materiali ekskluziv mund të shikohet në web faqen tonë, duke klikuar këtu!
Shtuar më 12/08/2009, ora 23:22
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori