Papa po planifikon të vizitojë Ukrainën, ky është reagimi i Biden

Sot, presidenti amerikan Joe Biden iu përgjigj raporteve se Papa Françesku mund të udhëtojë në Kiev të Ukrainës.

Biden iu tha gazetarëve të mbledhur në lëndinën jugore të Shtëpisë së Bardhë se, “për sigurinë e tij, çfarëdo që mund të bëjë, ai është një njeri i mirë”.

Të shtunën Papa tha se një udhëtim në Ukrainë “është në tryezë”, ndërsa foli me gazetarët.

Biden u takua me Papën ndërsa ishte në Romë për samitin e G20 në tetor./albeu.com


Shtuar 4.04.2022 21:40