Rryshfet policëve, tre vlonjatë në pranga
Çdo ditë e më shumë po shtohen rastet e personave që për ti shpëtuar gjobës, i japin rryshfet policëve. Plot tre persona janë vënë në pranga në Vlorë, pasi tentuan të korruptonin punonjësit e policisë rrugore, duke i dhënë rryshfet për të mos u gjobitur.

pranga ranë Ylli Zanaj, 54 vjeç, i cili tentoi t’i jepte 2 mijë lekë të reja policit, pasi nuk dispononte patentë. Po kështu edhe shtetasi Ëngjëllush Pasho, 22 vjeç, që tentoi të korruptonte efektivin me 1 mijë lekë, për t’i shpëtuar gjobës për mungesë dokumentacioni të mjetit.

U arrestua gjithashtu dhe Koron Muhaxhiri, 46 vjeç, që tentoi t’i jepte ryshfet 500 lekë të reja policit, pasi nuk kishte vendosur rripin e sigurimit. /albeu.com/

Shtuar më 15/10/2016, ora 09:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori