Rryshfet për banesë sociale, pranga shefit të Strehimit në Bashkinë e Korçës
Pëlqej
Sa i takon akuzës për "korrupsion pasiv", mësohet se ka rënë në pranga përgjegjesi i sektoritstrehimit në Bashkinë e Korçës. Arrestimi i shtetasit Vasillaq Thimio, ka ardhur pas sinjalizimeve se zyrtari kishte marrë para në këmbim të garantimit të strehimit për një grua.

Ka qenë vetë z. Thimio, që ka kallëzuar në prokurori gruan në fjalë dhe dy të afërm të saj, se i kishin kërkuar me anë të forcës një shumë parash prej 900 eurosh dhe 40 mijë lekësh të reja.

Por, pasi ka marrë në pyetje personat në fjalë, hetuesit kanë zbuluar se shtetasja me inicialet D.K, bashkë me një person tjetër i kishin shkuar në zyrë Thimios dhe i kishin dhënë 900 eurot dhe 40 mijë lekët, me garancinë se do të përzgjidhej aplikimi i saj si e pastrehë. Menjëherë sapo kanë pikasur këtë skemë, prokurorët kanë urdhëruar arrestimin e shefit të sektoritstrehimit, direktivë që është zbatuar pasditen e kësaj të shtune, nga forcat e policisë. Sakaq, me rekomandim të prokurorisë, gjykata e qarkut të Korçës ka vendosur ndaj këtij personi masën e sigurisë “arrest me burg”. /albeu.com/
Shtuar më 23/01/2016, ora 17:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori