Rrumi vrau gjyqtarin Konomi? Artan Hoxha: Ishte i dyshuari kryesor
Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur detaje të reja në lidhje me të shkuarën e Landi Muharremit të njohur ndryshe si “Rrumi”.

I ftuar në “Opinion”, Hoxha tha se se Muharremi ditën e krimit ka qenë në Vlorë, në zonën e njohur si Pusi i Mezinit.

“Është ngritur një grup special hetimor në Presidencë. A ka qenë Pëllumb Muharremi personi që dyshohej për atë ngjarje?

A ka qenë ai në datën 9 shtator në banesën në Pusin e Mezinit? Ky është një informacon i dhënë nga agjentët e zbatimit civil. Ai ka qenë i dyshuari kryesor.

Trualli që Muharremi pretendon se është e tija është e mbivendosur mbi tokën që Skerdilajd Konomi ka fituar më datë 14 qershor 2009 me një vendim gjykate. Janë 3500 ha. Kjo gjë mund të hapë edhe njëherë çështjen e 2011-s, që ka mbetur pa autor.

Si është e mundur që në vitin 2018 në muajin maj grabitet Prokuroria e Durrësit. Grabitet dosja që ka të bëjë me tokat e Muharremit.

Për të mbuluar këtë janë grabitur edhe dosje të tjera. Është grabitur dy herë brenda muajit prokuroria. ǒjanë këta hajdutë që grabisin servera. Ai ka marrë me vete edhe serverin?”– tha Hoxha.
Shtuar më 04/11/2019, ora 22:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori