Rrugët për rritje ekonomike, modeli i Taivanit në Tiranë
Pëlqej
Pjesa më e madhe e globit po përballet me sfida për të garantuar një rritje ekonomike në nivele të kënaqshme.

Përballë të njëjtës dilemë ndodhet edhe Shqipërial. Kërkesa agregate në ekonomitë e zhvilluara mbetet e varur dhe e kufizuar nga dobësitë strukturore, duke përfshirë rritjen e ngadaltë të investimeve, borxhin e lartë dhe ngadalësinë e vazhdueshme në tregun e punës.

Nga ana tjetër, ka vende si Taivani, që edhe në këto kohë të vështira për pjesën tjetërbotës, ekonomia e tij po zhvillon me sukses në tregun e sipërmarësve.

Për të sjellë modelin e këtij vendi në Shqipëri, Global Opportunitites Albania me mbështetjen e Ambasadës së TaiPei-t në Romë organizoi në Universitetin Polis në Tiranë një seminar mbi "Suksesin e ekonomisë sipërmarrëse taivaneze në kushtet e sotme”. Një aktivitet ku u analizun konkretisht modelet që sigurojnë në këtë sukses potencial dhe ndikimin e tyre për të gjithë pjesën tjetërbotës.

Seminari në dy sesionet e tij ofroi diskutime mbi ekonominë sipërmarëse të Tajvanit dhe praktikat më të sukeseshme sipërmarrëseShqipëri.

Prezantuesit ndanë me studentët dhe përfaqësuesit e botës së biznesit analiza teorike dhe eksperienca individuale sipërmarëse si Iceberg Communicatins, Landways dhe Dentem, kompani sipërmarrëse të cilat operojnë në Shqipëri por aspirojnë të jenë pjesë e rrjetit ndërkombëtar të sipërmarrjes globale.

Konferenca u nderua me pjesëmarrjen e Sh.T.Z. Ambasador Javier Ching-shan Hou, Ambasador i TaiPei në Romë, i cili siguroi mbështetjen e Qeversisë Taivaneze për projekte në fushën e sipërmarrjes me interes të përbashkët dhe ftoi studentët të aplikojnë në programe të shkëmbimit akademik mes unversiteteve të dy vendeve për të qenë ambasadorët e sipërmarrjes shqiptare.

Shtuar më 14/11/2017, ora 19:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori