Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës gjatë ditës së sotme kanë bërë që shumë akse në rugët e Shqipërisë, të bëhen të pakalueshme.
Probleme ka pasur edhe në Bulqizë dhe Dibër, ku shumë rrugë kanë mbetur të mbyllura.
Gjendja e segmenteve rrugorë:
Aksi nga Pishat deri në Qafën e Buallit është i kalueshëm vetëm me zinxhirë, pasi ka prezencë akulli.
Aksi Ura e Çerenecit-Librazhd i bllokuar nga Ostreni drejt Klenjës, trashësia e borës kalon 70 cm.
Aksi Peshkopi-Qafë Draj- Kukës i bllokuar nga Zall Dardha deri në Qafë Draj.
Aksi Peshkopi – Kala e Dodës – Kukës duhet të përdoren detyrimisht zinxhirët.
Gjithashtu, të
bllokuara janë rrugët e brendshme të njësive
administrative Lurë, Selishtë, Luzni, Kala e Dodës, Sllovë dhe disa fshatra të Melanit.
Në Bulqizë janë të
bllokuara njësitë
administrative Ostren, Trebisht, Zerqan, dhe Martanesh. /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2021,
ora 19:33