Rrugët, Berisha: PD ngriti infrastrukturën më moderne më Shqipëri
Kryeministri Berisha mori sot pjesë në inaugurimin e rrugës Shijak-Gjepalaj. Gjatë fjalës së tij në këtë ceremoni, kreu i qeverisë vlerësoi investimet që qeveria e tij ka bërë në infrastrukturën rrugore ndërsa premtoi gjithashtu se gjatë 4 vitet e ardhshme të mandatit qeverisë do të bëhen hapa përpara në anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.


“Ne po shkojmë drejt zgjedhjeve të 23 qershorit, e djathta po shkon drejt këtyre zgjedhjeve si shumicë dërrmuese të shqiptarëve, shkon drejt këtyre zgjedhjeve si forca politike që anëtarësoi Shqipërinë në NATO, liberalizoi vizat, si forca politike që po ngre infrastrukturën më moderne më Shqipëri, ka zhvilluar Shqipërinë rurala, uli papunësinë. Partia Demokratike në 4 vitet që do të vijnë do të rendisë Shqipërinë në vendet e zhvilluara, do të shënojmë hapa drejt integrimit në BE. Ne jemi ndryshimi, përpara” ka theksuar Berisha. /albeu.com/
Shtuar më 05/04/2013, ora 10:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori