Rrugë te reja në dobi të shëndetit mendor në Shqipëri
Përurohet modeli i ri komunitar i dy shtëpive të reja për kujdesin ndaj çrregullimeve të shëndetit mendor pranë territorit të QSUT. Duke falënderuar përfaqësuesit e Komunitetit të SantEgidio-s dhe qeverinë dhe popullin italian për ndihmën e tyre të vyer e të pakursyer, Ministri Beqaj tha në fjalën e tij përshëndetëse se këto shtëpi janë një tipologji e re shërbimi, të tipit ‘shërbime rezidenciale,’ me funksion kryesor rehabilitimin e personave me çrregullime të shëndetit mendor.

“Ngritja dhe funksionimi i shtëpive të tilla është në përputhje të plotë me qëllimin kryesor të reformës në fushën e shëndetit mendor në Shqipëri, i cili është ngritja e një sistemi të integruar shërbimesh të shëndetit mendor për trajtim, rehabilitim dhe riintegrim shoqëror.” tha Beqja.

Konferenca “Gjithçka mund të ndryshojë: Rrugë te reja në dobi të shëndetit mendor në Shqipëri” u organiuza në bashkëpunim me Komunitetin e SantEgidio-s (Communita di Sant’ Egidio), Zyrën e Bashkëpunimit Italian për Zhvillim në Shqipëri (Cooperazione Italiana allo Sviluppo) dhe Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. /albeu.com/
Shtuar më 17/06/2014, ora 12:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori