Rruga Lushnjë-Berat jashtë standardeve
Ilir Meta
Kreu i LSI-së Ilir Meta, në një takim me strukturat e forcës politike që ai drejton në Berat, u shpreh sot se është e papranueshme gjendja e aksit Lushnjë-Berat, një aks kombëtar, por që prej vitesh nuk është bërë asnjë investim në të.


Meta tha se do te ngreje çështjen në Parlament. “Ne nuk mund të pranojmë që rruga që lidh Lushnjën me Beratin të jetë jashtë standardeve, ndaj ne do ta ngeremë këtë cështje përsërsi edhe në Kuvend, sepse ky është një aks shumë i rëndësishëm, jo vetëm për banorët e Beratit, pro edhe për zhvillimin e kësaj zone”, tha Meta. /albeu.com/
Shtuar më 17/10/2012, ora 16:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori