Rruga e Kombit, rruga që nuk mbaron kurrë
Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka bërë publik faktin se Rruga e Kombit vazhdon të kërkojë fonde dhe se kalimi me koncesion privatit për mirëmbajtjen nuk ka për të zgjidhur mungesën e financimit.

"Rruga e Kombit vazhdon të kërkojë fonde edhe deri tani janë shpenzuar 1,4 miliardë lekë për ndërtimin e mirëmbajtjen e saj. Sot duhen të paktën edhe 160 milionë euro", ka deklaruar ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj.

"Qeveria po tenton që mirëmbajtjen e rrugës t’ia kalojë me koncesion privatit", por sipas tij, as kjo nuk ka për ta zgjidhur mungesën e financimit".

"Ka një tender në proces, i cili parashikon investime modeste për mirëmbajtje intensive. Nuk e dimë sesi do të dalë, por po ju them se edhe sikur tenderi të mbyllet me sukses, përsëri ajo rrugë është e papërfunduar dhe e theksoj, kërkon edhe 160 mln euro të tjera së paku, të cilat nuk i kemi”, tha më tej ai. /albeu.com/
Shtuar më 27/11/2015, ora 17:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori