"Rruga e Arberit" para perfundimit
Albeu.com
Rruga Durrës-Tiranë-Dibër është në përfundim e sipër. Autostrada e re, që është pjesë e Koridorit 8, do të jetë gati për vetëm dy muaj, që tregon përkushtimin e qeverisë shqiptare ne fushën e infarstrukurës.
Kjo autostradë, e njohur me emrin Rruga e Arbërit, duhet te lidhë Detin Adriatik dhe Detin e Zi. Këtë e deklaroi inxhinjeri kryesor i rrugës, Faruk Kaba, i cili shtoi se rruga do të ndihmojë edhe në transportim më të shpejtë të mallrave dhe njerëzve në tregjet italiane.

Ndërtuesit shqiptarë kanë disa sfida në ndërtimin e kësaj rruge që do të shkurtojë distancën me Tiranën për 100 kilometra. Problem kyç në ndërtimin e kësaj rruge është ndërtimi i tunelit 3 kilometra e gjysëm të gjatë.

Përveç rëndësisë së madhe që ka në planin rajonal, duke lidhur Shqipërinë, Maqedoninë dhe Bullgarinë, ka edhe rëndësi nacionale. Ajo do të përmirësojë transportin e brendshëm ndërmjet Tiranës dhe Durrësit dhe të gjithë pjesës veriore të Shqipërisë, poashtu edhe transportin e brendshëm në Maqedoni.

Për këtë arsye, qeveria shqiptare rrugën e ndërton sa më shpejt të jetë e mundur, duke punuar njëkohësisht në dy pjesë. Projekti për rrugën u mbarua nga gjysma e vitit të kaluar që këtë vit ajo të jetë gati.
Shtuar më 20/04/2010, ora 05:41
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori