Rrufe dhe breshër, në këto zona po vjen furtuna
Sipas Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit pasditen e sotme moti do të pësojë përkeqësim ku nuk do të mungojnë shtërngata dhe reshjet e breshërit.

Njofitmi i plotë:

Sot pasdite (e shtunë dt.13) dhe nesër (e diel dt.14) priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Kukës, Dibër, Elbasan, Berat, Korçë dhe Vlorë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Ekziston mundësia që në zona të kufizuara të qarqeve gjatë pasditeve, reshjet të jenë në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre). Në ZONA SHUMË TË KUFIZUARA reshjet mund të shoqërohet edhe me rrufe dhe breshër.

TEMPERATURAT
Nesër (e diel dt.14) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 10 / 15 °C
në vendet e ulëta: 9 /16 °C
në vendet malore: 3 / 11 °C

ERA
Sot pasdite (e shtunë dt.13) era pritet të fryjë e lehtë dhe nesër (e diel dt.14) ajo pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht në bregdet dhe zonat malore të territorit.

ZJARRET NË PYJE
----------------------
Sot pasdite (e shtunë dt.13) dhe nesër (e diel dt.14) të gjithë qarqet pritet që të jenë në nivelin “S’KA RREZIK” (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Shtuar më 13/04/2019, ora 13:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori