Rritet fluksi i turistëve që vizituan Shqipërinë
Pëlqej
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se është regjistruar një rritje e fluksit të turistëve me 14 % krahasuar me një vit më parë. Gjatë një konference për shtyp, kreu i qeverisë vleresoi kete rritje duke pasur parasyh edhe motin jo të mirë që ka mbajtur kete verë dhe muajin e Ramazanit.

”Kemi një rritje të fluksit të turistëve me 14 % krahasuar me një vit më parë. Një numër total vizitorësh jo rezidentë 1.2 milionë. Një shifër e konsiderueshme duke pasur parasysh motin e keq dhe muajin e Ramazanit” u shpreh Rama.

Duke folur për investimet publike në infrastrukturën rrugore, Kryeministri Rama deklaroi se po negociohet për gjetjen e parave për përfundimin e disa projekteve të cilat janë në proces.

"Mungon masa e parave që janë të nevojshme për të mbyllur të gjitha rrugët. Negociimi nuk është aspak i thjeshtë pasi na duhet të sigurojmë një masë parash që duhet të dalin nga burime të tjera dhe jo buxheti i shtetit. Kemi marrë pëlqimin në parim nga një bankë e rëndësishme kombëtare, por jemi dhe në një program me FMN." tha Rama.

Kriminaliteti 30 % më pak vrasje se në 2013

Pavarësisht se Rama u shpreh se nuk i pëlqen të flasë për shifra përsa i përket vrasjeve dhe aksidenteve, ai theksoi se ka një përmirësim më të ndjeshëm në këtë aspekt lidhur me vitin 2013.

"30 % më pak vrasje se në 2013. 75 % vjedhje më pak se një vit më parë në zonat turistike të Shqipërisë, 22 % më pak aksidente rrugore, 29 % më pak viktima në aksidente rrugore, 39% më pak të plagosur rëndë në aksidente rrugore. Për herë të parë ka procedim penal për persona që kanë prishur qetësinë në orarin pas mesnatës".

Një tjetër pikë ku kryeministri Rama u ndal gjatë konferencës së tij, është dhe rendi në vend. Sipas Ramës, gjatë periudhës së verës, Policia e Shtetit bëri të mundur mbarëvajtjen e sezonit turistik me të gjitha mjetet e mundshme.

“Pika e dytë nuk mund të mos jetë rendi. Në muajt e verës rendi rëndohet. U angazhuan 2388 punonjës policie, 201 automjete, 17 mjete lundruese dhe 1 helikopter, për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Në këtë shërbim që u pilotua dhe do jetë i strukturuar vitin e ardhshme, u angazhuan 100 efektivë në vijën bregdetare. U siguria një monitorim nga ajri me anë të helikopterit i akseve rrugore, për rritjen e sigurisë dhe garantimin e trafikut. Ra në mënyrë drastike kontrolli në kufi. Puna e policisë u struktura në mënyrë të tillë që mos të pengohej kalimi në kufi”, shtoi Rama.

Rama: Në 6 muaj u hapën mbi 43 mijë vende pune

Një progres i madh gjatë qeverisjes është bërë me punësimin ku në 6 muaj u hapën mbi 43 mijë vende pune, u shpreh kreu i qeverisë.

“Janë 43 mijë 879 vende të regjistruara për 6 mujorin e parë. Vetëm për periudhën e verës 14 mijë e 300 persona më shumë. 10359 persona të papunë janë punësuar nga zyra e punësimit. Janë regjistruar mbi 20 mijë vende të lira puna që janë në dispozicion të punëkërkuesve shumë më tepër se e njëjta periudhë e vitit më parë. 106 më shumë individë që i adresohen zyrave të punës”.

Shtuar më 21/08/2014, ora 12:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori