Rropi abonentët, gjobitet "Telekom Albania"
Pëlqej
Autoritei i Konkurrencës ka gjobitur me 1.8 milionë lekë kompaninë celulare "Telekom Albania" (ish-AMC) për shkak të prishjes së konkurrencëstreg, e cila ka dëmtuar sipas këtij institucioni xhepat e konsumatorëve.

Vendimi erdhi pas nisjes së hetimit për prishje të konkurrencëstreg nga kompania në fjalë në muajin prill të vitit të shkuar.

Në atë periudhë, Telekom Albania rriti në mënyrë të ndjeshme çmimet e paketave standarde pa njoftuar më parë abonentët, vendim i cili u konsiderua i pavend nga Autoriteti i Konkurrencës.

Ccfarë ndodhi?
Duke parë dëmin që kompania po i shkaktonte abonentëve, në fund të muajit shtator të vitit të shkuar, Autoriteti i Konkurrencës i kërkoi "Telekom Albania-s" që të jepte shpjegime në lidhje me vendimin e marrë.

Po ashtu, Autoriteti i Konkurrencës i kërkoi kompanisë "Telekom Albania" që të ishte më transparente me abonentët e saj duke bërë publike të dhënat mbi ofertat dhe detajet për ofertat.

Në atë vendim AK bëri me dije se do të fuste nën monitorim tregun me pakicë të shërbimeve celulare për një periudhë 1 vjeçare, duke filluar nga data 1 tetor 2017, pra një muaj pas këtij vendimi.

AK kërkoi që gjatë periudhës së monitorimit, kompanitë celulare të njoftojnë paraprakisht pranë Autoritetit të Konkurrencës të gjitha ndryshimet e kryera në paketa standarde, oferta promocionale, tarifa standarde, etj., që do të hedhin në treg.

Gjoba ndaj "Telekom Albania" është vendosur pikërisht pasi sipas Autoritetit të Konkurrencës, kompania nuk ka zbatuar vendimin detyrues për rritjen e konkurrencëstreg dhe uljen e kostos për xhepat e konsumatorëve.

Albeu.com nxoqi nga afër të gjithë ecurinë e këtij vendimi nga problematikat që u hasën në treg deri tek vendimi i Autoritetit të Konkurrencës, i cili reagoi pas presionit që po i bëhej në media. /albeu.com/
Shtuar më 06/03/2018, ora 16:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori