"Rropën" një grua duke e kërcënuar, kapen dy shkodranët
Plani për të jetuar në kurrizin e të tjerëve nuk u ka dalë për mbarë dy shkodranëve. Policia të ndalojë sot dy shtetas, të cilët dyshohet se me anë të kanosjes i kanë marre disa herë para një shtetasje nga Shkodra.

Forcat e rendit bëjnë të ditur se ndaj shtetasve me inicialet E.I 35 vjeç dhe G.Gj, 37 vjeç banues në Shkodër është bërë i mundur arrestimi i tyre dhe sekuestrimi i shumave të parave.

“Finalizohet me sukses operacioni policori koduar “Para të paligjshme”, arrestohen dy shtetas, sekuestrohet një shumë parash.

Strukturat e Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, duke përdorur metodat speciale të hetimit arrestuan shtetasit: E. I., 35 vjeç dhe G. Gj., 37 vjeçe, banues në Shkodër.

Arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve u bë pasi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për një periudhë te gjate dyshohet se i kanë marrë me anë të kanosjes dhe kërcënimit një shumë monetare një shtetaseje.

Në momentin e arrestimit në flagrancë këtyre shtetasve u janë sekuestruar sasi lekësh, të dhëna si pasojë e kërcënimit dhe kanosjes së vazhdueshme.

Në përmbyllje të këtij operacioni policor nga tërësia e veprimeve të kryera, dy shtetasit e arrestuar, dyshohet se kanë konsumuar elementet e veprës penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë e kryer në bashkëpunim”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thekson Policia e Shkodrës.
Shtuar më 05/02/2019, ora 10:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori