"Rroftë shoferi na Vlora", komentuesit thumbojnë Ramën për Vettingun (FOTO & VIDEO)

Kryeministri Edi Rama prej disa ditësh po lobon fort për zbatimin e ligjit të Vettingut dhe Reformës në Drejtësi.

Gjatë takimeve të fundit të zhvilluara nga kryeministri ai e ka vënë theksin tek ky ligj i rëndësishëm për Shqipërinë duke ftuar njerëzit ta mbështesin.

Rama në Facebook ka postuar një video të një shoferi nga Vlora i cili ka ndaluar autobuzin dhe ka firmosur “Vettingun”, dhe videon e ka shoqëruar me mbishkrimin “Rroftë shoferi na Vlora”.

Ashtu siç tashmë është zakon kryeministri zgjedh komentet më pikante dhe replikon me to.

Komentuesi : Ai shoferi duket me teper si ganster i 97 sesa qytetar qe mendon per vendin e tij.

Do te ishte me e denje ta firmoste "vetingun" mbas ose para orarit te punes dhe ta ndaloje autobusin ne stacion,pa krijuar probleme ne qarkullimin e makinave dhe pa shqetesuar qytetaret qe udhetojne.

Ky post nuk esht i duhuri per te treguar se "Vetingu"eshte i rendesishem, ka te tjera menyra pavaresisht se shqiptaret ja dine rendesine tashme.

Rama: Albion e para mos pergojo nje burre qe mund te ishte babait yt dhe qe jeton me pune te ndershme, sepse gansterrat (dhe mesoje ta shkruash tamam kete fjale) jane tjeter soj!

E dyta mos u shqeteso per qarkullimin se ne rast nevoje shoferi mund ta ndaloje autobusin dhe ky eshte nje rast i tille edhe shume simbolikisht e atij bravo i qofte qe e ka bere! Dhe e treta firmose edhe ti peticionin para apo mbas shkolles ose punes nuk ka pike rendesie, po firmose ama.

Komentuesi: Zoti Rama po qe i vertet ky lajm, eshte nje turp i madhe per ne si komb dhe per qeverine tuaj.

Rama: Mos lexoni idiotesira se jeta eshte shume e shkurter per te mos lexuar gjerat me vlere!

Komentuesi: E mor Edi Rama tamon rroft shoferi. .aty ka ngel ligji.

Rama: Kam shume respekt per shoferet une, edhe gjyshin shofer e kam pasur, po ti Rubin ben mire ta firmosesh peticionin qe Shqiperia mos humbe autobusin e te ardhmes./albeu.com/





Shtuar më 01/03/2017, ora 16:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori