Rrëmbyen dhe dhunuan bashkatdhetarin, arrestohen tre shqiptarë
Policia italiane ka arrestuar tre shqiptarë dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi kishin marrë peng për disa ditë një bashkatdhetar.

Shqiptari ka qenë në një bar në momentin që është rrëmbyer dhe është parë nga personat që ishin të pranishëm.

Shqiptari ishte marrë peng pasi u kishte marrë një borxh prej 7 mijë eurosh sepse kishte dashur të hapte një biznes të vogël. Kohët e fundit ai nuk kishte mundur që tua shlyente tarifën që do tu paguante çdo muaj.

Shqiptarët e kanë kërcënuar duke i thënë se do i vrisnin familjen nëse nuk paguante paratë dhe më pas kanë vendosur ta rrëmbejnë.

Pas disa ditë kërkimesh, policia arriti të lokalizonte banesën ku mbahej i rrëmbyer shqiptari dhe mundi ta shpëtonte.
Ai ka rrëfyer në polici se është dhunuar dhe kërcënuar gjatë gjithë kohës./Albeu.com/
Shtuar më 11/02/2017, ora 22:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori