Rrëmbeu dhe përdhunoi transeksualin, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Itali
Policia Italiane ka vënë në pranga një 32 vjeçar nga Shqipëria pasi akuzohet se ka rrëmbyer dhe dhunuar seksualisht një transeksual.

Mësohet se i arrestuari është identifikuar si Adam Kone dhe sipas prokurorit Giorgio Falcone ishte episodi i tretë i një sulmi seksual brenda dy ditëve të ndodhur në lagjen Bagnoli, në qytetin e Padovas.

Viktima ishte një 21-vjeçar transeksual amerikano-jugor, i pastrehë që njihej me emrin “Scarlet”.

Sipas mediave italiane, transeksuali ‘Scarlett’ i kërkoi strehim për një natë shqiptarit, por u përball me dhunën dhe abuzimin seksual.

Tentativa e tij e dëshpëruar për të shpëtuar, duke ulëritur për të kërkuar ndihmë nga taraca e shtëpisë së shqiptarit në të cilën ishte rrëmbyer dhe përdhunuar për orë të tëra, tërhoqi vëmendjen e disa fqinjëve që lajmëruan policinë.

Menjëherë në vendngjarje mbërriti policia që liroi transeksualin e terrorizuar dhe më pas bëri të mundur arrestimin e shqiptarit Kone./albeu.com/

Shtuar më 23/03/2017, ora 16:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori