Rrjeti i kokainës, hetime për 20 persona
Rrjeti i trafikut të kokainës po hetohet paralelisht në Gjermani dhe në Shqipëri. Prokuroria e Hanoverit, dy ditë më parë ka deklaruar se po kryen hetime bashkë me Prokurorinë shqiptare.

"Panorama" bën me dije se pas aksionit të zhvilluar në Tiranë, janë kontrolluar dy banesa personash të dyshuar në Gjermani, ku janë gjetur rreth 14 mijë euro.

Burime jozyrtare thanë se hetimi po vazhdon, për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal të nëntë personave të arrestuar dhe verifikimin e rolit të disa personave të tjerë, që dyshohet se kanë lidhje me trafikun.

Të njëjtat burime kanë thënë se informacionet paraprake të hetimit në Gjermani kishin skeduar një numër prej 20 personash, si bashkëpunëtorë në linjën e trafikut të drogës. /albeu.com/
Shtuar më 26/01/2015, ora 15:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori