Rrjedhja e gazit në shkollë, QSUT tregon si është gjendja e nxënëseve
QSUT ka dhënë detaje në lidhje me gjendjen shëndetësore të nxënësve të cilët pësuan probleme shëndetësore pas carjes së sistemit të ngrohjed në një shkollë në rrugën “Don Bosko".

Sipas QSUT, janë paraqitur pranë Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme me ambulancë 3 pacientë të ekspozuar nga gazi, të moshës rreth 15 vjeç.

Ndërkohë, që tre pacientë të tjerë të moshës 12-14 vjeç të intosikuar janë paraqitur me ambulancë pranë Urgjencës Pediatrike.

Mjeku toksikolog ka kryer konsultën mjekësore dhe ka konstatuar që janë koshiente, paraqesin simptoma të lehta të intoksikacionit si dhimbje koke dhe të përziera. QSUT njofton se pacientët janë me parametra stabël, jashtë rrezikut për jetën dhe janë shtruar në pavion për monitorim
Shtuar më 20/01/2021, ora 12:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori