Rrjedh në media lufta e bendshme në PS, më kë po përplaset Balluku?
Tashmë lufta e klaneve brenda Partisë Socialiste mund të konsiderohet e hapur.

Në lojë tanimë kanë hyrë edhe gratë socialiste të cilat janë ndarë në dy kampe, duke u përpjekur ti bëjnë gropën njëra-tjetrës.

Mësohet se Ministrja Balluku i ka shpallur luftë Blerina Gjylametit, për ti marrë kësaj të fundit drejtimin e Partisë Socialiste të Tiranës.

Emërimi i Ballukut si ministre e Infrastrukturës ka sjellë një rritje të ndjeshme të pakënaqësisë tek investitorët në vend, përfshirë ata të sektorëve strategjikë që ndihmojnë rritjen ekonomike.

Kryeministri, Edi Rama, e ka etiketuar Ballukun si shtriga e aviacionit, por duket se tani pakënaqësitë kanë dalë përtej investitorëve.

Burimet nga drejtues të lartë në PS thanë për Ora News se Balluku ka shtuar interesimin për të marrë drejtimin e Partisë Socialiste në Tiranë, duke kërkuar ti fusë deputetes Blerina Gjylameti.

Kjo gjë u vu re edhe në ditën e Kongresit të selisë rozë, ku thuhet se ka pasur dhe një debat të fortë mes Gjylametit dhe kryeministrit Edi Rama.

Gjylameti ka argumentuar me shifra angazhimin në degët e kësaj force në prag të zgjedhjeve vendore.

Ndërsa Balluku ka vazhduar të këmbëngulë në ndryshimin e kreut pikërisht në kulmin e tensioneve politike dhe në prag të votimeve të 30 qershorit.

Shtuar më 27/03/2019, ora 17:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori