Rritet numri i viktimave në Xhenova: Tragjedi e qëllimshme
Pëlqej
Wshtë rriturë gjatë orëve të mesditës numri i viktimave të tragjedisë në Xhenova pas rënies së urës "Morandi".

Autoritetet lokale bëjnë me dije se numri i jetëve të humbura ka shkuar në 39 nga 35 që u raportua në mëngjes.

Mes të vdekurve janë edhe tre fëmijë, 8, 12 dhe 13 vjeç, të cilët udhëtonin me prindërit e tyre.

Ndërkohë, prokuroria ka nisur hetimet në lidhje me shkaqet që çuan në shkatërrimin e urës duke deklaruar se në fakt kemi të bëjmë me një krim të qëllimshëm pasi më parë ishte dhënë alarmi për sigurinë e munguar të kësaj ure.

Ura në fjalë u ndërtua në fund të viteve '60 dhe gjatë viteve të fundit autoritetet kishin dhënë larmin për pasigurinë e saj, megjithatë kjo nuk bëri që të ndërhyej duke sjellë tragjedinë.

Mes viktimave janë edhe dy shqiptarët, Marjus Djerri dhe Admir Bokrina, të cilët po udhëtonin bashkë për të shkuar në punë. /albeu.com/
Shtuar më 15/08/2018, ora 12:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori